Nga 5000 në 2.7, mrekullia që bëri Leicesteri, si u ulën koeficientët

101

Kampionati që ka zhvilluar Leicester City mund të bëhet patjetër një film, por për t’u më- suar se si do të jetë fundi i tij duhet pritur edhe disa javë. Dilemat nëse filmi do të jetë dramë, apo me fund të lumtur do të shuhen përfundimisht kur matematika të thotë fjalën e saj.

Ulja graduale- Basti më i çmendur në fillim të sezonit ishte: Leicesteri kampion. Diçka e tillë kuotohej me një shifër marramendëse, 5000. Kjo do të thotë se mund të vendosje 1 euro dhe në fund të sezonit të fitoje 5000 euro. Por koeficienti i Leicesterit filloi të mos ishte më i njëjti sepse pas gjashtë javësh kampionat, Mahrez dhe Vardy me shokë treguan se ishin një skuadër e fortë.

Patën një ecuri prej kampionësh duke fituar falë zgjuarsisë në sulm dhe mbrojtjes solide. Pas ndeshjes së gjashtë koeficienti i tyre u përgjysmua dhe shkoi në 2.500. Leicesteri ngrihej, koeficientët uleshin. Dikush po fillonte ta besonte realisht këtë përrallë, ndërsa të tjerë mendonin se ishte vetëm rastësi.

Gjuha e basteve fliste qartësisht, duke treguar se ecuria pozitive ishte duke i trembur “bookmakersat”, të cilët në jav- ën e 11 të kampionatit e vendosën koeficientin e Leicesterit për të fituar titullin kampion. Fitoret radhazi, mbrojtja e blinduar, sulmi efektiv dhe trajneri ekspert bënë që koeficienti i kësaj skuadre që deri përpara disa muajsh ishte anonime, të shkonte 2.2.

Diçka e tillë ndodhi pas fitores spektakolare me Manchester City që ishte rivali kryesor i “dhelprave”. Kur kanë mbetur edhe 6 javë nga fundi, koeficienti për Leicesterin kampion është 2.7. Ranieri- Meritë të madhe në ecurinë pozitive të Leiçesterit ka edhe trajneri italian Klaudio Ranieri, i cili është zgjedhur si trajneri më i mirë i muajit mars.