Neziri kalon te Kamza

Kamza është shumë aktive në merkato dhe kjo ishte e domosdoshme, pasi nga ekipi i vjetshëm mbeten shumë pak lojtarë, ndërkohë të ikurit duheshin zëvendësuar me të tjerë.

Ditën e djeshme me skuadrën e drejtuar nga Ramadan Ndreu kanë nënshkruar dy futbollistë, madje njëri prej tyre kishte mbërritur dje dhe shënoi gol në miqësoren me Partizanin U19.

Bëhet fjalë për Mërgim Nezirin, mbrojtësin e majtë që vjen nga skuadra e Prishtinës dhe më parë ka luajtur në Gjermani dhe Rumani.

neziri

Më parë kishte nënshkruar Argjend Mustafa, ndërkohë që sot pritet edhe firma e Ivan Fushtar, mbrojtësit kroat që dje zbriti në fushën e lojës.
Neziri lidhej me një kalim të mundshëm te Gjilani, por që nuk u realizua.