Neymar, protagonist në festën polemike të Brazilit

124

Neymar rikthehet për tu bërë protagonist i një tjetër feste polemike me kombëtaren braziliane para duelit më të madh të vitit El Clasico. Sulmuesi i Barcelonës ka shfrytëzuar pushimin e dhënë nga përfaqësuesja karaoke për shkak të kartonëve të verdhë duke mos u paraqitur në sfidën ndaj Paraguajit, transmeton Gazeta Sheshi.

Neymar ka braktisur kampin e përfaqësueses braziliane deri sa ka marrë pjesë në një festë në Rio de Janiero, duke qëndruar deri në orët e hershme të mëngjesit. Më pastaj futbollisti ka marrë një avion privat për tu rikthyer në Barcelonë, por sidoqofë mesazhet për ahengun e vonshëm kanë shkuar në adresë të Dunga-s, selektorit të kombëtares së Brazilit, i cili është shfaqur i shqetësuar me këtë veprim të yllit blaugrana.

/Gazeta Sheshi/