Neymar në telashe, Gjykata e gjobit me shuma marramendëse

103

Sulmuesi i Barcelonës është gjobitur me një shumë marramendëse nga gjykata në Brazil. Mediat ndërkombëtares shkruajnë për një gjobë prej rrth 1.88.8 milionë ‘reais’, ose 47 milionë euro.

Fillimisht, lajmi është publikuar nga ‘Folha de S.Paulo’ dhe më pas ka bërë xhiron e mediave në shumë vende të botës. Ylli i barcelonës është dënuar për kontratat fiktive dhe evazion fiskal.

Dënimi i referohet shumave të kosniderueshme që ai ka marrë nga Santos, Barcelona dhe ‘Nike’ në periudhën 2012-2014 (rreth 64 milion ‘reais’).

Përfaqësuesit e tij ligjorë kanë apeluar vendimin në Carf, shkallën e fundit të gjyqësorit në Brazi.

Ndërsa një pjesë e pasurisë së tij është ngrirë në llogaritë bankare për shkak të vendimit të gjykatës.