Neymar me deklaratë të rëndë për Barcelonën

Neymar ka “shpërthyer” ndaj kryesisë së Barcelonës.

Braziliani e ka kritikuar ashpër ish-klubin e tij.

“Nuk kam asgjë për t’u thënë drejtuesve të Barcelonës. Për mua… në fakt kam diçka për të thënë. Jam i zhgënjyer me ta. Ka njerëz që nuk duhet të jenë në ato role drejtuese. Barcelona meriton më shumë dhe të gjithë e dinë këtë”, deklaroi Neymar, përcjellë lajmi.net.

“Tani jam në një ekip tjetër, nuk e di me saktësi se çfarë po ndodh atje. Por shoh që ish-shokët e skuadrës janë të gjithë të trishtuar dhe kjo më trishton edhe mua, pasi kam shumë miq atje”, shtoi ai.