Neymar: Ky futbollist e meriton Topin e Artë

Sa më shumë që afrohet dita e dhënies së çmimit të Topit të Artë, aq më shumë shtohen spekulimet për fituesin potencial.

Në fakt, i fundit që ka folur për këtë çështje është sulmuesi i Barcelonës, Neymar.

Ai mendon që çmimin e meriton bashkëlojtari i tij, Leo Messi.

“Ronaldo është futbollist fantastik, por sipas meje Topin e Artë e meriton më i miri, e ai është Leo Messi”, deklaroi Neymar.

Ndryshe, favorit potencial për të fituar këtë çmim është Ronaldo.