Neymar harron Bruna Marquezine, në një lidhje me modelen bombastike!

Neymar Jr ka nisur një histori të re dashurie. Pas ndarjes nga aktorja Bruna Marquezine, sulmuesi i PSG nuk ka qëndruar për shumë kohë vetëm, pasi mediat kanë zbuluar se braziliani është në një lidhje me modelen super seksi Mari Tavares që është njëkohësisht edhe bashkëkombase e Neymar.

Duke përfituar nga fakti se Ligue 1 ka nisur pushimin dimëror, Neymar ka marrë pjesë në një ceremoni festive. Dhe, ndërsa po kalonte Krishtlindjen në Brazil, ai ushqeu thashethemet e një romance të re, pasi u fotografua së bashku me modelen 20-vjeçare në një “party”. Bukuroshja bombastike është një përdoruese aktive e Instagram-it, ku shpesh tregon format e saj mahnitëse dhe tatuazhet për 175.000 ndjekësit në këtë rrjet social. Sulmuesi 26-vjeçar pati një raport sentimental me aktoren dhe modelen 23-vjeçare braziliane, Bruna Marquezine, për gjashtë vite, para se t’i jepte fund lidhjes në tetor.