Neymar bën hapin e parë, i gatshëm t’i bashkohet kësaj skuadre

Mund të duket e çuditshme, por Neymar mund të rikthehet te Barcelona, për të finalizuar ndoshta ribashkimin më të madh që kemi parë në futboll.

Ishte viti 2017 kur Neymar për 222 milionë euro detyroi një transferim nga Barcelona te PSG, për t’u bërë futbollisti më i shtrenjtë në histori të sportit më të dashur në botë.

Kur kanë kaluar gati dy vite nga ai transferim, Neymar ndjen se ka ndërmarrë një vendim të gabuar, duke kërkuar ta përmirësojë po të njëjtin.

Sipas ‘Sport.es’, Neymar dëshiron t’i bashkohet Barcelonës këtë verë.

27 vjeçari beson se vendimi për të kaluar në Francë ishte një hap prapa në karrierën e tij, dhe ëndërron rikthimin në ‘Camp Nou’.

Nemyar tashmë ka bërë hapin e parë, duke qenë i gatshëm të pranojë para drejtuesve të Barcelonës sa ka gabuar me largimin dy vite më parë.