Newcastle e City i ndajnë pikët (Video)

130

Manchester City është ndalur në barazim 1:1 nga Newcastle United, rezultat ky që nuk i ka konvenuar asnjërës skuadër.

City po lufton për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve, ndërsa Newcastle për mbijetesë, ku është vetëm 2 pikë larg shpëtimit.

Sergio Aguero shënoi golin e parë për Cityn, ndërsa Newcastle u kundërpërgjigj me Anitan.

Pas këtij barazimi, City kalon në vendin e tretë me 61 pikë, një më shumë se sa Arsenal, por që ka një ndeshje më pak të zhvilluar, ndërsa Newcastle mbetet në vendin e 19’të me 29 pikë.