Neser do te kete nderprerje te ujit ne disa lagje te Prishtinës

141

Qendra Klinike Universitare e Kosovës, Lagjja Bregu i Diellit, Aktash (blloku i fundit), Mati 1 dhe Lagjja e Spitalit, nesër do të mbesin pa ujë të pijshëm për shkak të punimeve teknike në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë.

Ndërsa, pjesët të cilat do të kenë çrregullime të lehta të furnizimit me ujë të pijshëm janë: Lagjja Ulpiana, Tasligje, Taukbashqe, Kolovica dhe Sofalia në Prishtinë.

Kështu thuhet në një komunikatë të Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, ku theksohet se duke filluar nga ora 09:00, do të realizohen disa punime teknike në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë.

“Në kuadër të projekteve të infrastrukturës, Komuna e Prishtinës do të bëjë zhvendosjen e gypit të ujit GRP me diametër fi 600 mm, i cili e bënë furnizimin me ujë nga Badoci deri në rezervuarin e Mirditës. Në këto punime teknike do të asistojë edhe KUR”Prishtina””, thuhet në njoftim.