Nëse Shqipëria dhe Kosova do të kishin një ekip të përbashkët, ky do të ishte formacioni ideal

Formacioni ideal Shqipëri-Kosovë e parë në këndvështrimin e trajnerit Oltijon Kërnaja për “Sport Ekspres”

Jemi një komb, por të ndarë me dy ekipe në futboll! Nëse do ishim një edhe në këtë sport, atëherë do të krijohej një ekip solid që do arrinte pa shumë vështirësi në kompeticionet më të mëdha të futbollit në Europë dhe botë, duke e kthyer kualifikimin në normalitet. Sistemi ideal i do të ishte 1-3-5-2! Duke u nisur nga numri i lartë i mbrojtësve të qendrës me cilësi dhe duke parë se me çfarë rreshtimi luajnë nepër ekipet e tyre, atëherë mbërrijmë në këtë konkluzion për formacionin më të mirë të përbashkët Shqipëri-Kosovë.

Porta: Strakosha do ishte titullar duke parë formën e treguar gjatë gjithë sezonit. Berisha si ekspert do ishte i gatshëm, ndërsa treshen e portierave do ta plotësonte talenti i Tiranës, Bekaj, një portier i së ardhmes!

Mbrojta

Ismajli-Gjimshiti- Kumbulla

Ismajli- Erdhi në Kombëtaren tonë, në një moment kritik të mbrojtjes tonë dhe menjëherë i bindi të gjithë!

Gjimshiti- Kapiteni i kësaj Kombëtares, ka pasur një rritje drejt majave, mbrojtësi i vitit në Seria A.

Kumbulla- E kush e priste këtë djegie etapash nga Marashi, vetëm 4 dite stërvitje me Romën dhe të luaj në Formacion ndaj Juventusit, duke u shpallur tek më të mirët.

Të gatshëm

Rrahmani-Dërmaku

Rrahmani e humb duelin me Ismajlin, ky i fundit ka armën shtesë të shpejtësisë.

Mesfusha

Gjasula- Lojtar i vetëm që mund të bëjë katalizatorin mes repartesh.

Valon Berisha- Cilësia që i mungon Kombëtares tonë. Vrapon dhe luan mirë me topin.  Di të vertikalizoj topat dhe të ndryshoj ritmin e ekipit!.

Bare-  Mesfushori që do mendonte për aksionet sulmuese, falë cilesive të tij për të avancuar përpara dhe duke fituar dyluftimet një kundër një.

Rashica-Zeneli- Shpejtësia dhe teknika e tyre do bënte një Shqipëri shumë sulmuese dhe të paparashikueshme!

Në dispozicion

Hysaj-Kulolli-Celina-Abrashi-Kallaku.

Nje luks i vërtetë ku duke ndërhyrë nga pankina ekipi ynë do të ndryshonte shumë!

Sulmi

Uzuni- Lojtari që po bën shkëlqyeshëm tek Ferencavrosh, ku do të luajë në Champions League pas 2 dekadash. I shpejtë, teknik dhe goditje shumë precize.

Muriqi- Sulmues perfekt për 3-5-2. Vrapon, përplaset, mbron , nxjerr ekipin përpara dhe çfarë është më e rëndësishmja, shënon shumë lehtësisht!

Të gatshëm për sulmin.

Broja/Cikalleshi/ Vrioni

Shpejtësi, forcë, finalizim.

Një Shqipëri e tillë do ishte e rrezikshme për çdo kundërshtar!.