Nese semureni shpesh, keni nevoje ta pastroni trupin nga toksinat

188

Mund ta kuptoni se trupi juaj ka shumë toksina nëse e shihni se vazhdimisht po sëmureni, ndiheni të lodhur ose jeni “viktimë” e infeksioneve.

Megjithatë ka edhe mënyra natyrale që ju të mund të ndiheni të lirë nga këto toksina ose helme që i bëjnë dëm trupit tuaj.

Më poshtë ju sjellim një lëng që është shumë i lehtë për t’u përgatitur dhe ka përbërës që janë shumë të mirë për shëndetin si dhe përgatitet shumë shpejt, transmeton Klan Kosova.

Ky lëng poashtu do të ndihmojë në tretje më të mirë dhe rritje të energjisë.

Përbërësit:

1 gotë ujë

4 molla

1 limon

1 rrënjë xhenxhefil (në masën e përafërt të 3 lugëve të çajit)

Së pari siguroni që të gjithë përbërësit të jenë oraganik.

Qërojeni limonin, xhenxhefillin dhe mollët. Më pas të gjitha bashkë me ujin vendosini në një shtrydhëse frutash.

Preferohet që ky lëng të konsumohet në mëngjes në lukth të thatë dhe ju mund ta konsumoni atë për një periudhë kohore sa ju të doni ose të ndiheni se ky lëng ka kryer efektin e tij dhe ju ndiheni më të freskët dhe me më shumë energji.