Nëse ndodh kjo, ekipi i katërt i Premierligës nuk hyn në Ligën e Kampionëve

Ekipi i katërt në Premierligë mund të përfundojë në Europa League nëse Liverpool dhe Manchester City fitojnë tituj në Evropë gjatë këtij sezoni.

Nëse Liverpool dhe Manchester City fitojnë tituj në Evropë gjatë këtij sezoni, ekipi që përfundon i katërti në Premierligë nuk do të kualifikohet në Ligën e Kampionëve.

Rregullat e UEFA-së nënkuptojnë se në garë mund të jenë maksimum pesë skuadra nga i njëjti shtet.

Dhe, kjo nënkupton se nëse Manchester City triumfon në Ligën e Kampionëve dhe Liverpool në Europa League, pozita e katërt e Premierligës do të dërgojë në Europa League, raporton “Sky Sports”, përcjell “Lajmi.net”.

Arsenal, West Ham ose Manchester United mund të mbeten pa u shpërblyer me pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve nëse përfundojnë në pozitën e katërt.