“Nëse Luis Enrique thotë Sergi Roberto, unë them Camacho”

125

Raul Albentosa shumë shpejt është dashuruar në qytetin dhe skuadrën e Malaga-s. Mbrojtësi valencian, i cili është i huazuar nga Derby County tek Malaga, dëshiron të vazhdon aventurën e tij në La Rosaleda, transmeton Gazeta Sheshi.

Në një intervistë dhënë të përditshmes spanjolle AS, Albentosa ka folur lidhur me përfaqësuesen spanjolle dhe ju ka përgjigjur Luis Enriques, lidhur me mesfushorin e fundit që do futet në listën e përfaqësueses iberike, pasi që Sergi Busquets është tërhequr për shkak të lëndimit.

“Nëse Luis Enrique thotë se Sergi Roberto duhet ftuar në kombëtare, unë them që duhet Camacho”, ka thënë shkurtë Albentosa.

/Gazeta Sheshi/