Pilar Rubio Gómez, e ëma e futbollistit të Real Madrid-it, James Rodriguez ka shfrytëzuar rrjetin social Twitter për të kritikuar trajnerin aktual të mbretërve Zinedine Zidanen në lidhje me mos përfshirjen e të birit në formacionin e titullarëve, transmeton Gazeta Sheshi.
“James tashmë nuk është prioritet i trajnerit. Ai e përdor vetëm për të mbuluar hapsisar. James është kritikuar së bashku me Iscon, deri sa e krahasojnë me Casemiron, futbollistë me tipare krejt të kundërta. Shpresojë të ndryshojnë gjërat për tu bërë mirë”, ka shkruar Pilar Gomes.
Ai gjithashtu theksoi se trajneri nuk e ka guximin të prekë njërin nga tre futbollistët sulmues të njohur me nofkën BBC, ndaj dhe i biri i saj bëhet kurban i tyre.
/Gazeta Sheshi/