Nehat Idrizi do të pranoje sot edhe zyrtarisht detyrën e re si Kryetar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) nga Enver Peci i cili ishte në krye të kësaj detyre.
Idrizi u zgjodh në krye të KGJK para tre javesh, ndërsa deri atëherë ishte Gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Kosovës.
Ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës do të bëhet sot në ora 10:00 në ambientet e Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Mandati i Idrizit si Kryetar i KGJK-se do te jete trevjcar.