Nedim Bajrami realizon dy super gola ndaj Napolit, por Empoli eliminohet nga Kupa e Italisë

Nedim Bajrami ka qenë ylli i mbrëmjes në Itali, me dy gola të shënuar.

Mesfushori shqiptar ka qenë titullar si gjithnjë për Empolin, ku ka realizuar dy gola në sfidën e Kupës së Italisë.

Napoli arriti të fitonte me shumë mund 3-2 për të kaluar në çerekfinale të Kupës së Italisë.

Golin e parë shqiptari e arriti në minutën e 33-të, kur realizoi nga distanca për 1-1.

Ndërkohë për golin e dytë, Bajrami u përkujdes në minutën e 68-të për ta barazuar përkohësisht rezultatin në 2-2.

Gjithsesi Napoli në fund arriti të fitonte, ndërsa për skuadrën e Gattusos nga minuta e parë në fushë ishte edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani.

Qendërmbrojtësi prishtinas pati një paraqitje shumë të mirë në triumfin e Napolit.