Necip Uysal nuk do të luajë për Kosovën

279

Kosova ka marrë një lajm të keq nga mesfushori i Beshiktashit, Necip Uysal. Ai në një konferencë për media në Austri, ka thënë se nuk e ka ndërmend që të ndërrojë Kombëtare edhe për kundër se Kosova e dëshiron atë, transmeton Gazeta Express.

“Kam marrë ofertë nga Kosova. Por, nuk mendoj ta ndërrojë kombëtaren”, tha Uysal në një konferencë për media në Austri, ku ekipi i tij Beshiktash po zhvillon fazën përgatitore për sezonin e ri.

Uysal më herët është paraqitur me U18, 19 dhe 21 të Turqisë, ndërsa ka vetëm një paraqitje me kombëtaren A.