Në Superligën e Danimarkës jepet penallti pas përfundimit të ndeshjes

686

Në Superligën e Danimarkës është dhënë penallti pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes.

Skuadra e Copenhages barazoi me Aarhusin 3:3, në një duel dramatik që i takoi xhiros së 18-të në elitën e futbollit danez.

Skuadra e Copenhages e tëra në sulm provoi të shënonte, megjithatë, vendësit nuk shënuan në harkimin e fundit.

Sidoqoftë, pati prekje me dorë nga një futbollist i skuadrës vizitore. Gjyqtari e përfundoi ndeshjen, por lojtarët nikoqir protestuan për prekje me dorë të zëvendësuesit Benjamin Hvidt.

Pas rishkimit të VAR-it, gjyqtari kryesor Daugbjerg Burchardt, akorodi në pikën e bardhë.

Rezultatin final 3:3 e vulosi sulmuesi Jonas Older Wind.

Copenhaga ka 31 pikë në vendin e katërt, dy më pak se Aarhusi në vendin e tretë. Lider është Midtjyllandi me 39 pikë.