Në stol, por…pasanik

127

Trajneri i skuadrës rosonere Mihajlovic ka deklaruar disa herë që në portën e Milanit, titullar do të jetë talenti Donnarumma, pasi ky i fundit po tregon një formë të jashtëzakonshme.

Në sfidat kur mungon 17-vjeçari, trajneri serb e zbret në fushë Abiattin, duke treguar qartë se ish-gardiani i Real Madridit, Diego Lopez, tashmë nuk bënë pjesë në planet e skuadrës së Milanit.

Lopez është rikthyer në një “relike” stoli, por ky fakt nuk e shqetëson aspak portierin spanjoll, pasi sipas “Gazetës dello Sport”, Lopez është portieri i tretë më i paguar në botë, transmeton Sportal.

Spanjolli përfiton një shifër prej 2,5 milionë eurosh në sezonë, derisa tani vetëm po e ngroh stolin.

Pas ti vjen gardiani i PSG-së, Duchez i cili përfiton 1,2 milionë euro në sezon, i ndjekur nga Masip i Barcelonës, që fiton 1 milionë euro në vit.