“Në Real Madrid duhen edhe pesë futbollistë si Arbeloa”

100

Inkuadrimi në lojë i Alvaro Arbeloas në duel me Las Palmas, ishte asgjë tjetër veçse një vendim teknik i marrë nga trajneri francez Zinedine Zidane. Ky ishte një mesazh. Një futbollist që jep maksimumin e tij, pavarësisht që minutat kanë qenë të paktë për të këtë edicion, transmeton Gazeta Sheshi.

Arbeloa është njëri ndër lojtarët që ka zhvilluar më së paku minuta këtë sezonë, mirëpo brenda të dhomave të zhveshjes ai është shefi. Gjithnjë në motivim të futbollistëve të rinjë dhe në mbrojtje të skuadrës.

“Arbeloa të vret për shokët e skuadrës dhe klubin. Me pesë futbollistë me karakter si ai gjërat do ishin ndryshe për Real Madridin”, ka theksuar Zidane.

Mësohet se Arbeloa ka luajtur një rol kyç tek futbollistët e rinj, Isco, James dhe Casemiro, duke ju qëndruar gjithmonë pranë në momentet më të vështira dhe ata duhen të jenë falenderues atij.

Megjithëse Alvaro po kalon momentet e tij të fundit ai nuk heziton të jap maksimumin për klubin.

/Gazeta Sheshi/