Në Mushtisht po protestohet kundër kthimit të serbëve, ka të arrestuar

123

Që nga ora 7:00 e mëngjesit të sotëm, banorët e fshatit Mushtisht të Suharekës kanë bllokuar rrugët kryesore të këtij fshati pas paralajmërimeve se në këtë fshat do të qëndrojnë për vizitë serbët e zhvendosur nga ky fshat gjatë luftës.

Banorët e Mushtishtit, këtë veprim e kanë quajtur provokim nga ana e serbëve dhe kanë thënë se nuk do të lejojnë kthimin e tyre.

Pas një rezistence me pjesëtarë të policisë rrugën kryesore të këtij fshati ka dal ta sigurojë njësia speciale.

Banorët nuk u janë përgjigjur kërkesave të shumta të policisë për të liruar rrugën.

Si pasojë e përleshjes mes protestuesve e forcave policore, mësohet se ka disa të arrestuar në protestën në Mushtisht.

Ndërkaq, mësohet edhe për një polic të lënduar.