Në mungesë të golave presidenti i këtij klubi të Ipko Superligës zbret në fushën e lojës (FOTO LAJM)

Skuadra e KEK-ut është përshëndetur tashmë nga elita e futbollit kosovar qysh para disa javësh. Pas një viti ‘elektricistët’ do të rikthehen në Ligën e Parë, ndërkohë që nuk pritet të bëjnë shumë ndryshime në organikën e ekipit aktual për të ruajtur bazamentin dhe për të ndërtuar një skuadër të fortë në këtë rank garash, shkruan Gazeetasheshi.com.

Kështu ka deklaruar trajneri i këtij klubi Alban Dragusha, mirëpo aktualisht ekipi i tij po e ka problem të gjejë rrugën drejt rrjetës në katër përballjet e fundit, ani pse klubi që ai drejton ka realizuar plot 20 herë këtë edicion.

Duke menduar se është e lehtë të realizosh në fushën e blertë ka zbarkuar presidenti i kësaj skuadre, Besnik Mjeku, i cili ka formuar dyshen me futbollistin Drilon Tejeci përballë trajnerit Alban Dragusha dhe futbollistit tjetër Endrit Hashanit.

Mjeku ka hedhur imazhe në llogarinë e tij personale, i cili ka shkruar:

“Gati qe pas treningu do e luajm edhe nje 30 min kunder Trenerit edhe Endrit Hashanit, un do jem me Drilon Tejeci, hupsi neser ne ora 17:00 dy flia te stadioni”, ka shkruar Mjeku.


/Gazeta Sheshi/