Në listën e Dritës futen edhe këta dy trajnerë

Pas Tiranës, radhën e ka Shkupi. Ky është destinacioni i radhës për drejtuesit e Dritës, të cilët sot do të udhëtojnë drejt Maqedonisë.

Zyrtarët e klubit gjilanas do të ulen në tavolinë me dy trajnerët shqiptarë, Ardian Nuhiu dhe Artim Shaqiri.

Kryetari i klubit të Dritës, Valon Murseli, ka konfirmuar për Gazeta Olle takimin e sotëm me Nuhiun.

Nuhiu ka drejtuar Kombëtaren e Maqedonisë prej vitit 2003-2005, kurse në dy vitet e fundit drejtoi Shkpupin.

ardiannuhiu

Olle mëson se Dritës i është propozuar edhe ish-futbollisti i mirënjohur shqiptar, Artim Shaqiri, me të cilin ka gjasa të mëdha të takohen po ashtu sot.

Shaqiri si trajner ka drejtuar Shkëndijën e Tetovës dhe Kukësin në vitet 2012-2015, kurse që nga atëherë është pa punë. Si futbollist ai kishte bërë karrierë edhe në Angli me West Bromwich Albion.

Drita ka mbetur pa trajner, pas ndarjes me Bekim Isufin, të mërkurën.

artimshaqiri