Në grupin e Kosovës gjithçka e barabartë

165

Të tri ndeshjet e Grupit I, në të cilën bënë pjesë edhe Kosova në fazën kualifikuese për në kampionatin botëror “Rusia 2018”, kanë përfunduar me barazim.

Kroacia dhe Turqia kanë ndarë pikët në stadiumin “Maksimir”, ndërsa puna është kryer në pjesën e parë të ndeshjes. Të parët kanë shënuar vendasit, përmes yllit të Barcelonës, Ivan Rakitiq, që shënoi në minutën e 44.

Por gëzimi i kroatëve zgjati vetëm një minutë, pasi shifrat i barazoi Hakan Calhanoglu.

Rezultat i njëjtë, 1-1, ka qenë edhe në Kiev, ku janë takuar Ukraina e Islanda. Mysafirët kanë shënuar të parët përmes Alfred Finnbogason, madje herët, që në minutën e 6 të ndeshjes. Shifrat i barazoi Andriy Yarmolenko.

Kësisoj të gjitha ekipet kanë nga 1 pikë.