Në fundjavë u sulmua gjyqtari Fatmir Tahiri, reagojnë Shoqata e Gjyqtarëve të Futbollit të Mitrovicës

Përfundimi i ndeshjes ne vikend ndërmjet Vitisë dhe 2 Korrikut ka qenë tejet i tensionuar, shkruan Gazetasheshi.com

Gjyqtari kryesor i ndeshjes Fatmir Tahiri është sulmuar brutalisht nga disa persona, derisa është dashur të dërgohet me urgjencë t’u mjekuar në ambulancën e qytezës së Vitisë.

Tashmë ka reaguar edhe “Shoqata e Gjyqtarëve të Futbollit të Mitrovicës”.

NGA SHOQATA E GJYQTARËVE TË FUTBOLLIT TË MITROVICËS

Me anë të këtij reagimi e njoftojmë opinionin publik lidhur me zhvillimet e fundit që ndodhën në këtë fundjavë, në veçanti në ndeshjen ndërmjet  KF ,,Vitia” dhe KF ,,2 Korriku”  e zhvilluar me datë 29.11.2020 ne Viti me q’rast është sulmuar fizikisht treshja e Gjyqtarëve të Futbollit ( Fatmir TAHIRI , Fatmir Abrashi dhe Fisnik Rama ) nga persona të pandërgjegjëshëm dhe keqadashës të futbollit tonë Kosovar. Një akt i tillë është i papranueshëm për ne si shoqatë e Gjyqtarëve të Fubollit në Rajonin e Mitrovicës. Janë sulmuar treshja e gjyqtarëve pas përfundimit të ndeshjes e që njëri ndër gjyqtarët ( asistentët ) është edhe Fisnik Rama një gjyqtarë perspektiv, i ri dhe shumë i përkushtuar në kryerjen e detyrës si asistent andaj me këto akte të tilla qyqare mendojmë se do ti shuanim shpresat edhe për gjeneratat e reja si gjyqtar të futbollit . Lusim Zotin e madh që këto akte mos të përsëriten në fushat tona. Me anë të këtij reagimi  iu njoftojmë se Shoqata e Gjyqtarëve të Rajonit të Mitrovices reagon ashpër ndaj ketij sulmi ndaj personave zyrtarë ( treshes së gjyqtarëve nga ,,Mitrovica e jugut “ ) pasi që kjo nuk është hera e parë që sulmohen gjyqtarët në këtë fushë të qytetit të  VITI-së “. Kemi menduar se kan kaluar këto kohëra kur janë sulmuar shpesh gjyqtarët e pambrojtur të futbollit dhe se qdo herë duke menduar se kemi ardhur në një kohë tjetër dhe më përparimtare dhe demokratike mirëpo ja që këto akte dhune po perseriten herë pas here duke na kthyer mbrapa në kohërat e vjetra. Ne si Shoqat kerkojmë nga ana e Policisë dhe Prokurorisë kërkojmë që sa me shpejt akterët e këtyre dukurive e në veqanti të këtij rasti ti paraqesin para drejtësis dhe të njejtit të marrin denimin e merituar për dhunën dhe lëndimin e shkaktuar ndaj treshës së gjyqtarëve. Të njejtën kohë i drejtohemi edhe komisionit disiplinor pranë FFK-së që të ketë parasysh këtë sulm nga akter ,, përsëritës” në këtë fushë dhe të njejtit të marrin denimin e merituar. Sigurisht që ne si Shoqatë nuk do të rrim duarkryq pas këtij akti vandal dhe se do ti ndjekim të gjitha rrugët ligjore që përgjegjësit e këtyre akteve të dalin para drejtësisë dhe të marrin denimin e merituar.

Me respekt.

Shoqata e Gjyqtareve te Futbollit Mitrovicë

/Gazeta Sheshi/