Ndryshon emërorja e shënuesve

179

Xhiro e dytë e Vala Superligës së Kosovës ka sjell një ndryshim të madh në emëroren e shënuesve.

Dygolëshi i Endrit Krasniqi në fitoren ndaj Lirisë e ka vendosur mesfushorin e Prishtinës në mesin e shënuesve më të mirë bashkë me Xhevdet Shabanin dhe Granit Arifajn.

Natyrisht, kësaj liste i prinë Shkëmbim Salihu i Ferizajt që në xhiron e parë realizoi katër gola ndaj Hajvalisë.

Emërorja e shënuesve 

4 gola

Shkëmbim Salihu (Ferizaj)

2 gola

Endrit Krasniqi (Prishtina), Xhevdet Shabani (Besa), Granit Arifaj (Drenica)

1 gol

Shend Kelmendi, Ahmed Januzaj, Guthier Makenda (Prishtina), John, Florent Hasani (Trepça ’89), Egzon Sinani (Llapi), Behar Maliqi (Feronikeli), Isa Eminhaziri (Gjilani), Leutrim Kryeziu (Drita), Liridon Fetahaj, Visar Berisha (Liria).