Ndryshime të mëdha në tabelë, Drita i ikën barazhit

219

Fitorja 4:0 në Skënderaj ndaj Drenicës, ka bërë që Drita të ngjitet për dy pozita.Tani nga vendi 10, ku ndodheshin para ndeshjes, kalojnë në të tetin, pozitë kjo që iu siguron mbijetesën, por jo edhe rehatinë për ndeshjet e radhës.

Feronikeli forcohet në pozitën e parë, dhe pas fitores 3:0 ndaj Istogut ka grumbulluar 56 pikë, 10 më shumë se Hajvalia që luan nesër ndaj Vushtrrisë.

Istogu tani rikthehet në vendin e fundit.

tabela