Ndryshime të mëdha në renditjen e Superligës

688

Kanë përfunduar pesë ndeshjet e para të xhiros së tretë të Vala Superligës, kurse nesër do të luhet dueli i fundit ndërmjet Feronikelit dhe Trepçës ’89.

Me fitoren prej 3:0 ndaj Hajvalisë, Prishtina tanimë i prinë e vetme renditjes me nëntë pikë.

Në vendin e dytë është Besa që ka shtatë pikë sa edhe Drenica që barazuan 1:1, shkruan Gazeta Sheshi.

Pastaj nga gjashtë pikë kanë Trepça ’89 (një ndeshje më pak), Gjilani, Llapi e kështu me radhë.

Të fundit pa asnjë pikë janë Feronikeli (një ndeshje më pak), Trepça e Hajvalia që do ta ketë të vështirë mbijetesën në Superligë.

Vala Superliga – Java 3

Drita – Llapi                         0:1

Prishtina – Hajvalia              3:0

Ferizaj – Gjilani                   1:2

Trepça – Liria                       1:4

Drenica – Besa                    1:1

E enjte

Feronikeli – Trepça ’89 (ora 15:00) SSK

renditja e Superliges