Ndryshime edhe në futbollin e femrave

231

Përfaqësuesja e Kosovë në futboll (femrat) pritet të bëjë ndryshime sa i përket shtabit teknik.

Pas një kohe të gjatë dhe një kontributi të madh, përzgjedhësja Afërdita Fazlija do të largohet nga drejtimi i Përfaqësueses së femrave.

“Zeri.info”, nga burime të sigurta brenda Federatës së Futbollit të Kosovës, mëson ekskluzivisht se krerët e FFK-së do t’ia besojnë punën e përzgjedhëses një trajnereje nga jashtë vendit, emri i së cilës mbetet enigmë.

Kosova në kualifikimet e fundit arriti që t’i tubojë dhjetë pikë në 10 ndeshje të zhvilluara në kualifikimet për Kampionatin Evropian “Euro 2021”.

Ajo e drejton Kosovës që nga viti 2010 kur u formua Përfaqësuesja e femrave në kohën e ish-presidentit Fadil Vokrri.

Fazilija, e cila ka qenë edhe ish-futbolliste, është ndër femrat e para që është marrë me këtë sport në Kosovë.

Ajo gjithashtu punon edhe në Departamentin e Sportit të Kosovës.