Ndodhi për herë të parë në futbollin kosovar (Foto)

249

Juniorët e Istogut dhe Prishtinës kanë zhvilluar sot duelin kampional në stadiumin “Demush Mavraj” në Istog. Mirëpo, kjo sfidë nuk ishte aspak e zakonshme.

Për herë të parë në futbollin kosovar, në një ndeshje të juniorëve u aktivizuan katër futbollistë afrikanë, dy për vendasit, dy për mysafirët, shkruan Gazeta Sheshi.

“Troftat” e fituan këtë ballafaqim 2:1 dhe ishte pikërisht njëri nga afrikanët e Istogut, Jeancy, i cili e kaloi ekipin e tij në epërsi në minutën 36. Golin tjetër për vendasit realizoi Dardan Bajraktari, kurse për Prishtinën shënoi mesfushori i talentuar, Donat Hasani.

Megjithatë, të veçantat nuk përfundojnë me kaq, pasi asistente në këtë duel ishte një gjyqtare femër, Fixhrije Sadiku.

12670808_1231653293529727_2960920092728854994_n