Ndodh për herë të parë, nga Kosova kalon te Zvicra (FOTO)

Në janarin e vitit 2017, Alban Bushi bëri publike listën e talenteve që do të ftoheshin në kombëtaren U21. Emrat e thirrur do të testoheshin nga trajneri i “Shpresave” për t’u grumbulluar më pas me ekipet e moshave përkatëse. Një proces i përvitshëm nga ana e Federatës së Futbollit të Shqipërisë që ka për qëllim zbulimin dhe menaxhimin e lojtarëve të rinj. Mes emrave, që luanin kryesisht me ekipet evropiane, spikaste ai i Idriz Vocaj.

Mesfushori i talentuar që aktivizohet me skuadrën e Luzernës u prit më bujë në grumbillimin e janarit. Më herët Voca nuk kishte lujatur më parë me grupmoshat e Zvicrës duke refuzuar edhe ftesën e tyre për të veshur fanellën e U21. Mesfushori i Luzernës mbërriti në Tiranë duke u vënë nën urdhrat e Alban Bushit. Talenti i tij premtonte së tepëri por ndërhyjet në “minutën e fundit” me justifikime artificiale bënë që mesfushori të ndryshonte destinacion. Në muajin korrik kur u publikua lista e plotë e grumbullimit u vu re se emri i Idriz Vocaj mungonte.

Pasi luajti dy-a-tre ndeshje me fanellën kuq e zi mesfushori nuk u paraqitë më në grumbullim. I telefonuar nga FSHF, thirrjes i përgjigjet i ati i talentit nga Kosova. Me arsyetimin se është ushtruar presion ndaj familjes nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, Idriz Voca, bëri një rizgjedhje duke vendosur të luaj me përfaqsuesen e Kosovës për moshat U21.

Po në muajin korrik të vitit të shkuar trajneri Refat Prekazi grumbulloi në ekip mesfushorin e Luzernës në prag të ndeshjes me Norvegjinë e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Evropian 2019. Idriz Voca luajti katër ndeshje me përfaqësuesen e Kosovës deri në nëntor të vitit 2017. Megjithatë aventurat e mesfushorit 20-vjeçar nuk përfundojnë këtu. Voca pasi bëri një “tur udhëtimesh” me destinacion fillestar Zvicrën për të vijuar në Shqipëri e më pas në Kosovë duket se do të rikthehet sërish në destinacioni fillestar.

Sipas burimeve mjaft të sigurta për “Shqipëria.ch” mësohet se mesfushori ka rizgjedhur sërish, dhe këtë herë Zvicrën. Idriz Voca ka rimarrë një ftesë nga zviceranët për të luajtur me U20 dhe U21 dhe përgjigjia e tij ka qenë pozitive. Talenti që la Zvicrën për ngjyart Kuq e Zi i “tradhëtoi” ato momentin e parë që Kosova i ofroi më tepër. Ndërsa tani Idriz Voca kryen një tradhëti të dyfishtë duke u kthyer “aty ku ka vendin”. Magneti zviceran e ka gjetur tashmë çelsin si të tërheqë mendjet adoleshente të talenteve shqiptarë për t’i afruan tek përfaqsuesja e tyre.

Idriz Voca është i rradhës. Një Adnan Januzaj “Junior” i cili përdorë emrin dhe këshillat e babit për të mbushur me të ardhura ato vena që duhet të mbusheshin me gjak kombëtar. E nëse justifikimi i rradhës do të jetë me të njejtin ngjyrim si ai i kaluari, padyshim që një lojtar i tillë kurrsesi nuk mund të quhet profesionist. Pasi të vërtetët i kemi nën urdhrat e Alban Bushit dhe Erjon Bogdanit.