Klubi i futbollit Drita nga Gjilani, pasi arriti marrëveshje me dy biznesmenët kosovar, Flamur Bunjakun dhe Valon Murselin të cilët do të investojnë te gjilanasit, sot pritet ta zgjedh edhe kryesinë e re të klubit.
Kuvendi Zgjedhor do të mbahet prej orës 17:00 në ‘Vali Ranch’.
Në këtë Kuvend do të zgjidhet kryetari i klubit dhe organet tjera drejtuese.
Lajmin e ka konfirmuar për Infokusi.com, një zyrtar i Dritës