Ndihmohet Liria

138

Të premten, Liria, përkatësishtë shkolla e futbollit ka marrë një donacion nga bashkatdhetari, Shpejtim Muharremi.

Muharremi, dhuroi dy komplete ndërresash për grupmoshat e reja dhe një top.

“Mendoj që kjo është gjëja më e vogël që munda të bëja për ekpin e qytetit tim. Edhe pse jetoj në Zvicër, dashurinë për vendin tonë gjithmonë e kemi unë dhe të tjerët. Shpresoj në të ardhmen edhe në mundësi tjera të ndihmës”, ka thënë Muharremi.

Ndërkaq, Nehari Toska, që në emër të Bordit ka pranuar dhuratën nga Muharremi, për portalin e klubit ka thënë: “Kjo është  jo vetëm ndihmë, por dhe respekti që në vazhdimësi po e bëjnë bashkëatdhetarët tanë nga diaspora. Falenderojmë Muharremin dhe shpresojmë që shembulli të ndiqet edhe nga të tjerët. Kjo është ndihmë solide për Lirinë, përkatësishtë shkollën e futbollit”, tha ai.