Ndeshja kyçe për Barcelonën, vetëm kjo i mungonte

106
Lajmet e këqija për Barcelonën nuk kanë fund.
 Në ndeshjen që duhet të jetë pikë kthese në sezonin e Barcelonës, Luis Enrique nuk mund të llogaritë në shërbimet e mbrojtësit kryesor, Gerard Pique.

Kjo pasi që ai e ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë në takimin ndaj Valencias dhe kështu është i pezulluar për sfidën kundër Deportivo La Corunas.

Pique ishte ndër fytyrat tragjike në humbjen e Barcës kundër Valencias, duke përfunduar në ballinat e gazetave më të njohura spanjolle.