Ndërron jetë ish-legjenda e Manchester City

Ish-mbrojtësi i Manchester Cityt, Gyln Pardoe ka ndërruar jetë në moshën 73 vjeçare.

I ndjeri, kishte debutuar me klubin anglez në prill të vitit 1962 me 15 vjet dhe 341 ditë duke hyrë në histori të City si futbollisti me i ri, gjithashtu Pardoe i ka qëndruar besnik ekipit duke mos u larguar asnjeherë, përcjell GazetaSheshi.

Ai ishte pjesë e ekipit në vitin 1968 kur u fitua liga dhe shënoi golin e fitores në finalen e Ligës së Kupës në vitin 1970.

Manchester City ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-futbollistit të skuadrës.

“Mendjet tona dhe ngushëllimet shkojnë për miqtë dhe familjen e tij në këtë kohë të vështirë”, shkruan Manchester City.

Në tërësi, mbrojtësi Pardoe kishte bërë 380 paraqitje me Manchester Cityn gjatë periudhës 1962-1976.