Ndërpritet një ndeshje në Ligën e Parë

491

Dueli ndërmjet Vllaznisë së Pozhoranit dhe Flamurtarit në Ligën e Parë raportohet të jetë ndërprerë përkohësisht pas një rrëmuje rreth gjyqtarit kryesor, njofton faqja Fansat e Futbollit Kosovar.

Thuhet se Fidan Hasani ka goditur kryesorin, i cili nuk e ka ndërprerë takimin.

Në ato momente, rezultati ishte 1:0 për Vllazninë.

Gjithsesi, ndeshja ka vazhduar dhe Flamurtari po luan me dy futbollistë më pak.