Ndalohet postimi i fotove me shi!

94

Në Emiratet e Bashkuara Arabe është e paligjshme të postosh foto “online” të stuhive apo përmbytjeve.

Postimi i fotove të fenomeneve natyrore dënohet me ligj në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ministri i Brendshëm i këtij vendi tha se fotot e përmbytjeve prishin imazhin e vendit dhe do të ndëshkohen me një gjobë deri në 200 000 euro.

Kjo erdhi pas shumë fotove të postuara “online” me pamje përmbytjesh. Shirat e rrëmbyeshëm goditën Emiratet në fillim të kësaj jave, duke shkaktuar bllokim rrugësh dhe anulim fluturimesh.

Shumë kanë postuar foto të makinave nën ujë, por ligji i ri nuk do e lejojë më këtë gjë.