Sporti kosovar është në zi, ish Komesari i Garave i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Tajar Rifati ka vdekur në moshën 64-vjeç.
Një lajm pikëllues jo vetëm për dashamirët e basketbollit, por në përgjithësi sportin e Kosovës, që humbi njeriun që dha shumë për sportin, Tajar Rifatin, shkruan Bota Sot.
Ai në moshën 64-vjeçare ndërroi jetë. Vdekja e tij ka tronditur jo vetëm qytetin e lindjes së tij, Prizrenin, por mbarë sportdashësit në vend.
Rifati njihet si njeriu që dha shumë edhe në kohën e okupimit dhe gjithmonë ka qenë halë në sy nga regjimi kriminal serb.
Ai ka qenë me vite Komesar i Garave i Federatës së Basketbollit të Kosovës, gjyqtar i dëshmuar dhe ish-basketbollist i spikatur.
Lajmin e ka konfirmuar djali i tij, Arbnor Rifati.