Ndahen mjete per manifestimin “Epopeja e UÇK-së”

Epopeja e UÇK-së edhe sivjet do të mbahet nën patronatin e Qeverisë së Kosovës, gjegjësisht nën patronatin e kryeministrit.

Për organizimin e këtij manifestimi që mbahet më 5,6 dhe 7 mars, Qeveria ka ndarë 50 mijë euro, si dhe ka formuar Këshillin Organizativ për këtë manifestim.

Këto propozime janë miratuar sot në mbledhjen e Qeverisë, megjithëse dy ministra serbë të Qeverisë Mustafa kanë abstenuar. /KosovaPress/