Keylor Navas vazhdon të mbetet një mur i pathyeshëm në Europë. Gardiani i Real Madridit tashmë ka shkuar në plot 720 minuta pa pësuar gol në Champions League, transmeton Gazeta Sheshi.
Ai është i pamposhtur këtë sezon në Champions League ku në 7 ndeshje të luajtura ka 7 ndeshje me portën e paprekur.
Kështu ai thyen rekordin e largët të portierit holandez, Van der Sar, i cili në vitin 1996 kishte kaluar 700 minuta pa pësuar gol.
Tashmë kostarikanit i mbetet për të kaluar vetëm gardianin gjerman, Jens Lehman, i cili i ka kaluar 853 minuta pa pësuar gol.
/Gazeta Sheshi/