Keylor Navas mund që në sezonin e ri të mos jetë te Real Madridit.
The Sun shkruan se për portierin e Kosta Rikës interes kanë shfaqur shumë skuadra të mëdha evropiane të cilat janë të gatshme të paguajnë shumën e kërkuar nga Los Blancos për të siguruar shërbimet e ish-portierit të Levantes.
Për Navas janë të interesuar Manchester United dhe City dhe Paris Saint-Germain.
Sipas të përditshmes angleze favorit për të nënshkruar me 29-vjeçarin është klubi francez.
Reali do të ishte i gatshme të shes Navas vetëm nëse siguron shërbimet e David De Gea apo Thibaut Courtois.
https://www.youtube.com/watch?v=VSFboz7TybQ