Nasri lavdëron veten

169

Guardiola do ta zëvendësojë Manuel Pellegrini në fund të këtij edicioni dhe tashmë duket se ka bërë një listë të gjatë të lojtarëve që i dëshiron në ‘Etihad Stadium’.

Shumë yjeve pritet që t’u tregohet dera me ardhjen e ish trajnerit të Barcelonës. Mesfushori francez, Samir Nasri, i cili nuk po kalon një sezon të mirë, është tejet i lumtur që Guardiola do të vij në Angli dhe ka thënë se ai është lojtar ideal për filozofin e lojës së spanjollit.

“Nuk e di se çfarë do të ndodh pasi çdo trajnerë vjen me idenë dhe filozofinë e tij. Disa vite më parë më ka lavdëruar, kur luaja kundër Barcelonës me Arsenalin, por ajo i takon të kaluarës”, ka thënë Nasri.

“Mendoj se jam lojtari i duhur për filozofinë e lojës që aplikon Guardiola. Unë do të jem i gatshëm për të. Besoj se ai do të jetë trajner me fat pasi unë jam i uritur për gjëra të mëdha. Do të punojë shumë gjatë verës që t’i tregojë se çfarë jam në gjendje të bëj”, ka shtuar Nasri.