Napoli i “pashpirt”, demolon Bolognan (Video)

99

Napoli është treguar shumë i fortë për Bolognan duke e mposhtur me rezultat të thellë 6-0.

Napoletanët filluan shumë mirë ndeshjen duke kaluar në epërsi që në minutën e 10-të me Manolo Gabbiadinin.

I njëjtë shënoi edhe në minutën e 35-të nga pika e bardhë për t’i dërguar skuadrat në pushim me rezultat 2-0.

Pjesa e dytë kaloi nën hijen e Dries Mertens që shënoi het-trik. Belgu shënoi tre gola për 30 minuta.

Golin e fundit e shënoi David Lopez.

Me këtë fitore Napoli mbetet në pozitën e dytë me 73 pikë, gjashtë pikë më pak se Juventusi që ka një ndeshje më pak.