Nantesi liron Canën e Lenjanin

126

Lorik Cana dhe Ermir Lenjani duhet të nisin të kërkojnë për një ekip të ri pasi te Nantes nuk janë më të “mirëpritur”.

Mediat franceze flasin për një “revolucion” te “kanarinat” gjatë merkatos të verës.

Largimi i trajnerit aktual të skuadrës në fjalë do të pasohet me “lamtumira” të shumta mes lojtarëve.

Portali “Le 10 Sport” bën me dije se trajneri azer i Nantes, Michel Der Zakarian, do të largohet në fund të sezonit.

Shoqëria franceze është e bindur në vendimin e saj dhe pas largimit të 53-vjeçarit do të bëjë spastrime edhe mes lojtarëve, ku të rrezikuar janë Cana dhe Lenjani.