Naldo: Mund të mposhtim çdo skuadër

111

Mbrojtësi i Wolfsburgut, Naldo pas ndeshjes ka thënë se ata mund të mundin çdo skuadër, dhe po ashtu shprehet shumë i lumtur pas fitores 2:0 kundër Real Madridit, në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Naldo beson se ekipi tregoi që janë një skuadër dhe se mund të mposhtin çdo kënd.

“Ne kemi treguar se jemi një skuadër. Nëse ne fokusohemi në këtë, atëherë mund të mposhtim çdo skuadër”, tha Naldo pas ndeshjes me Realin.