Nainggolan mund të shkojë atje ku nuk e imagjinon askush

ipas raportimeve të fundit nga Italia, Guangzhou Evergrande po përgatitë ofertë për belgun.

Pas shumë ofertave nga Evropa, Radja Nainggolan kërkohet tani edhe në Kinë.

Sipas raportimeve të fundit nga Italia, Guangzhou Evergrande po përgatitë ofertë për belgun, përcjellë lajmi.net.

Për lojtarin interesohen edhe Manchester United, Chelsea e Juventus.

Mbetet të shihet nëse oferta nga Kina do të jetë në lartësinë e duhur për Romën dhe lojtarin.

Ky i fundit së fundmi u dënua me 100 mijë euro nga klubi dhe nuk u ftua për ndeshjen ndaj Atalantas (1:2), për shkak të një videoje të publikuar në rrjetet sociale për Vitin e Ri, ku shihej duke konsumuar duhan dhe alkool.