Nadal për herë të nëntë “Princ” i Monte Carlos

117

Rafael Nadal bëhet për herë të 9-të Princi i Montecarlos. Ky është mastersi i parë i fituar nga spanjolli që pas turneut të Madridit në vitin 2014 dhe i 28 në karrierë, duke barazuar numrin 1 të botës Novak Djokovic. Nadal triumfoi 2-1 me sete ndaj francezit Monfils në 2 orë e 47 minuta lojë, për të shpërthyer pikërisht në setin final, ku nuk i la asnjë gejm kundërshtarit. Në setin e parë të dy tenistët patën luhatje në lojën e dytë, por Monfils humbi tre gejme me shërbimet e tij, përkundrejt 2 të Nadal me spanjollin që fitoi 7-5. Në setin pasardhës ndodhi e anasjellta, Nadal gaboi në tre seste me shërbimet e tij, me francezin që triumfoi me të njëjtat shifra 7-5.

I papërmbajtshëm Nadal në setin e tretë, ku nuk i la asnjë gejm Monfils duke fituar 6-0 dhe gjithë ndeshje 2-1 me sete. Në fakt Nadal konfirmoi supermacinë ndaj francezit, të cilin e ka mundur në 12 nga 14 përballje gjithsej mes tyre. Një rikthim mjaft domethënës për numrin 5 të botës, që falë këtij suksesi arkëtoi plot 3.748.995 Euro.