Casemiro: Na kritikojnë pasi jemi më të mirë në botë

98

Mesfushori brazilian që me golin e tij ndaj Las Palmas i dhuroi tre pikë skuadrës së Real Madridit, megjithëse e ka pranuar se skuadra e tij po luan dobët, ai ka një shpjegim për këtë njofton Gazeta Sheshi.

“E dijmë se nuk kemi luajtur mirë, mirëpo me rëndësi ishin pikët. Ka ditë që nuk ecin mbarë. Nuk është e lehtë të fitohet këtu. Edhe skuadrat tjera të mëdha kanë vuajtur këtu”, theksoi Casemiro.

Ai në vazhdim foli për kritikat ndaj skuadrës së tij, për të cilën qështje ai ka një sqarim:

“Na kritikojnë pasi jemi më të mirëtë në botë. Ne jemi në garë për Ligën e Kampionëve dhe për kampionatin spanjoll, i cili ende nuk ka përfunduar edhe pse do jetë pak e vështirë”.

/Gazeta Sheshi/