Mynih 1860 me sponsor erotik

127

Klubi më i vjetër i Mynihut, Mynih 1860 prej vitesh endet në ujëra të turbullta në Bundesligën 2, por këtë herë ka ardhur në vëmendje të medieve gjermane për një fakt kurioz.

Mediat në këtë vend kanë bërë me dije se klubi i Bundesligës 2 do të ketë një sponsor të ri deri në fund të sezonit që do të reklamohet në stadiumin “Allianz Arena” gjatë ndeshjeve të Mynih 1860­ës. Bëhet fjalë për një portal për lidhje çiftesh për seks “Sex­Dating­Portal C­Date”. “C­Date” është një biznes në fushën e erotizmit.

Vetë agjencia në fjalë që është me qendër në Mynih ka bërë me dije nëpërmjet një komunikate se sponsorizimi bëhet për t’i ardhur në ndihmë këtij klubi që rrezikon të bjerë në Bundesligën 3 sezonin e ardhshëm. “Ne jemi një shoqëri nga Mynihu dhe për ne është si një detyrim për të ndihmuar klubin e zemrës”­ ka bërë me dije një zëdhënës i kësaj agjencie.